Vaskë profesionale me ultrazë
PRO 100 – 40kHz, pajisje e vogël
Kapaciteti – 9 litra, pajisje e vogël për përdorues profesionistë
Pajisja PRO 100 ka rregullies të veçantë të kohëmatësit, nga 1 deri në 99 minuta, mbyllje automatike dhe konfigurim të temperaturës deri në 80 °C. Është ideale për një gamë të gjerë aplikimesh, ku mund të vendosni marrëdhënien më të mirë midis kohës dhe temperaturës për pastrim.
Frekuenca e ultrazërit prej 40 kHz siguron një pastrim të plotë, por të butë që është i përshtatshëm për objektet me shumë zgavra, çarje dhe gropa të vogla. Për shkak të flluskave më të vogla, me më pak energji, por me densitet më të lartë, kjo frekuencë është veçanërisht e përshtatshme për metale më të buta, plastikë dhe objekte me sipërfaqe të lëmuar.
Fuqia e uëtrazërit prej 240 W siguron një numër mjaft të madh flluskash për pastrim efikas dhe të shpejtë të një numri të ndryshëm objektesh në vaskën me ultrazë.
Shembuj pastrimi:
Pastrimi i monedhave të koleksionuara, syzeve, rripave të orës, bizhuterive, gëzhojave të municioneve, PCB-ve, kokave dhe tonerëve të printerit, pajisjeve stomatologjike, instrumenteve kirurgjikale…
Informata shetsë
Modelet PRO 100-300 kanë rezervuarë prej çeliku inox (SUS 304), të cilat janë të një trashësie prej 0,8 mm dhe për këtë arsye ofrojnë një jetë të gjatë shërbimi të vaskave me ultrazë. Rezervuari dhe shtëpiza pa salsdim parandalojnë rrjedhjen e ujit.
Transduktorët janë të ngjitur në fund të rezervuarit duke përdorur një kombinim të vidhave të salduara dhe ngjitjes. Kjo teknologji mundëson cilësi të vazhdueshme të kavitacionit dhe një jetë të gjatë shërbimi të pajisjes.
Vaskat me ultrazë janë të pajisura me transduktorë industrialë të cilësisë së lartë me fuqi 60 W dhe frekuencë 40 kHz, të cilat sigurojnë fuqi të mjaftueshme të efektit të ultrazërit. Transduktorët e ultrazërit aktivizohen nga një gjenerator i pavarur i ultrazërit (kontrolli PVM), i cili lejon vaskat të punojnë me një efekt të qëndrueshëm ultrazëri dhe funksionim të sigurt
Elektronika për vaskat me ultrazë PRO20-300 është zhvilluar duke pasur parasysh funksionimin optimal të transduktorëve, pllakave ngrohëse dhe funksionim të thjeshtë për një gamë të gjerë përdoruesish.
PRO ASonic vaskat me ultrazë nxehen me ndihmën e çipave ngrohës 100 W MCH. Ka një ndryshim të vogël midis temperaturës reale të ujit dhe leximit të panelit që është në intervalin prej ±1 °C.
Paralajmërim:
- Artikujt që dëshironi t’i pastroni duhet të vendosen në shportën e pastrimit për të mbrojtur vaskën ultrazanore.
- Vëllimi aktual i rezervuarit mund të jetë më i vogël se 9 L.
- Mos e mbushni vaskën me lëng deri në buzë, sepse ekziston rreziku i derdhjes.
- Mos hidhni objekte në rezervuar dhe mos e goditni pajisjen.
- Vaska me ultrazë duhet të ftohet për 30 minuta pas 240 minutash pastrim.
- Pastrimi me ultrazë liron një sasi të caktuar energjie e cila e ngroh lëngun në rezervuar.
- Mos kyçni ngrohjen ose ultrazërin pa lëng në rezervuar, pasi kjo deri ta dëmtojë atë.
Çfarë përmban paketa?
- Vaskë me ultrazë
- Shportë standarde
- Kapak prej çeliku inox
- Kabllo rryme
- Udhëzues përdorimi